Gjobiten katër lokale në  Gjilan, nuk i respektuan masat e Qeverisë

06 mars 2021 | 16:11

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë dal mbrëmë  në teren edhe në  Gjilan, për të bërë kontrollime të shtuara në lokalet gastronomike.

Me kë të  rast në  saje të  mos respektimit të masave anti-Covid janë  shqiptuar katër dënime në  vlerë  prej tre mijë e 500 eurosh. Kë të  e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

“Në  kuadër të  aksionit që  kishim natën e mbrëmshme në  Gjilan, janë  shqiptuar katër gjoba, tri lokale janë gjobitur me nga 500 euro, kurse një  tjetër me  2000 euro”, ka thënë  Thaçi.

Ai tutje ka apeluar që  qytetarë t të  kenë  kujdes dhe të  respektojnë  masat anti-Covid, sidomos tani kur jemi afër festave të  muajit Mars. “Organizimet festive me grumbullim të njerëzve janë te ndaluara ne të gjithë boten për shkak të pandemisë Covid19. Secili njeri duhet të respektoj masat shtetërore për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Ruani jetën tuaj dhe të të afërmeve tuaj. Festo sigurt duke mos rrezikuar askënd. Festa është qejf, shëndeti është jetë”, u shpreh Thaçi.

(A.MAVRAJ/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK),  ka dal…