Gjokoviçi ende në zyrat e avokatëve në Melburn, mbështetësit e tij e presin jashtë

16 janar 2022 | 09:50

Ne dihet saktësisht se kur dhe si Gjokoviç planifikon të largohet nga Australia, por ai aktualisht besohet të jetë në zyrat e avokatëve të tij në Melburn.

Një turmë gazetarësh dhe disa mbështetës të Gjokoviqit me një flamur serb janë mbledhur jashtë ndërtesës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, jashtë sallës së gjyqit, një mbështetëse e Gjokoviqit e përlotur i ka thënë korrespondentes së BBC-së, Shaimaa Khalil se vera e saj do të jetë “bosh” pa luajtur serbi në Melburn.

“Jam shumë e zemëruar. Ata e kanë vënë në shënjestër atë si një anti-vakser dhe ai është një sportist. Ai është këtu për të luajtur tenis, është puna e tij. “AusOpen” e bënte verën tonë, duke parë djalin tonë, krenarinë tonë kombëtare, do të jetë bosh tani.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën Veriore për të…