
Gjon Muharremaj pas suksesit që shënoi në Eurovision 2021 pritet në takim nga Bali Muharremaj
27 korrik 2021
| 14:05
Gjoni i cili me prejardhje është nga Suhareka është pritur në vendlindje nga djali i xhaxhait të tij, Bali Muharremaj, i cili njëherësh është kryetari i Komunës së Suharekës.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka treguar momentet nga mikpritja që i ka bërë në zyrë kushëririt të tij, i cili u tregua shumë i suksesshëm në Eurovision.
Kryetari Bali Muharremaj tha se Gjoni i ka bërë krenar familjarët e tij e gjithë Kosovën.
“Na ke bërë krenarë Suharekën, unë si i familjes në radhë të parë, krejt Kosovën i ke bërë krenarë, e ke bërë edhe Shqipërinë”, ka thënë kryetari Muharremaj.
