Gjoni Palokaj fiton përballjen ndaj çekut Jaroslav Pokory
Sportisti shqiptar me prejardhje nga Prizreni, Gjoni Palokaj ka shënuar fitore të rëndësishme në karrierë.
Palokaj ka nënshkruar kontratë me Oktagon, e cila është një organizatë e Çekisë dhe më e madhja në Evropë. Palokaj ka shënuar fitore në artet e përziera parciale ndaj Jaroslav Pokory në përballjen e zhvilluar në Oberhausen të Gjermanisë. Mbi 12 mijë shikues kanë qenë në “Rudolf Weber Arena”.
Kundërshtari i Gjonit është numër pesë në “Featherweight”, derisa e ka fituar me pikë.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar se kam mbështetjen e të gjithë shqiptarëve nga mbarë bota”, ka thënë Plaokaj pas fitores.
28-vjeçari i rritur në Gjermani trajnohet në shkollën “Fightschool” në Hannover, e cila është ndër më të mëdha në këtë qytet të madh të Gjermanisë. Kjo shkollë është e axhës së sportistit në fjalë, David Palokaj, i cili është edhe trajner i Gjonit.
/Epoka e re/