Gjoni Palokaj mposht kundërshtarin për 55 sekonda

30 tetor 2022 | 17:37

Luftëtari shqiptar Gjon Palokaj ka treguar cilësitë e tij në duelin e radhës, duke e mposhtur me nokaut, Sulltan Sulejman.

Këtë fitore Palokaj në artet e përziera marciale, e arriti në raundin e dytë dhe atë pas 55 sekondave duke fituar ndaj kundërshtarit nga Afganistani që ishte pa humbje në 4 vjet radhazi.Ky meç u zhvillua në Barclys Center në Londër, ku prezent ishin shumë shqiptarë. Në MMA, Palokaj ka pesë fitore dhe tri humbje.

Gjon Palokaj është më origjinë nga Prizreni, por karierën si sportist e zhvillon në shtetin e Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PDK-së, Bekim Çollaku beson se më në fund…