Çollaku: Gabimet e PDK-së kanë lënë shenja, por do t’i ofrojmë vendit qeverisjen e duhur

30 tetor 2022 | 17:33

Zyrtari i PDK-së, Bekim Çollaku beson se më në fund Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar një stabilitet dhe ka nisur reformat.

Ai në emisionin “Blic Interview” ka theksuar se PDK edhe pse partia më e madhe opozitare në vend, megjithatë, me numrat e saj në raport me shumicën parlamentare është shumë e vogël.

Çollaku tha se i takon liderit të partisë, Memli Krasniqi që ta bind qytetarin e Kosovës se PDK do të qeverisë më mirë vendin.

“Dhe këtë do ta bëjmë në proces e sipër”, tha ai.

Ai tha se lëshimet dhe gabimet nga qeverisja e kaluar e PDK-së, kanë lënë shenja dhe shton se “megjithatë PDK është e gatshme t’i ofrojë vendit një qeverisje të duhur”.

Çollaku ka theksuar se krijimi i Gjykatës Speciale i ka vënë një barrë tepër të madhe Kosovës, dhe se kjo gykatë ka qenë një imponim ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët turq po përpiqen të rikthejnë Rusinë në bord pasi…