Gjoshi: Asnjëherë nuk do të jemi pjesë e pazareve me qeverinë

02 maj 2021 | 14:28

Anëtari i Kryesisë̈ së PDK-së, Betim Gjoshi, ka deklaruar se kjo parti asnjëherë nuk do të bëhet pjesë e pazareve me qeverinë.

Ai ka vlerësuar se këtë PDK-ja e ka dëshmuar edhe në rastin e konstituimit të institucioneve të reja.

“Asnjëherë nuk do të jemi pjesë e pazareve me qeverinë, siç e kemi dëshmuar edhe tek rasti i zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë. Qysh një pjesë tjetër e opozitës ka hyrë në marrëveshje me ta. Na jemi të qartë…Kur ka tema të ndjeshme ne do të koordinohemi me opozitën, është detyrë e jona si partia më e madhe opozitare. Por jemi të dalluara prej partive tjera, si PDK do të mundohemi që për tema të rëndësishme të bashkëpunojmë edhe me ta. Pjesën tjetër, ne e kemi identitetin tonë si PDK dhe prej këndit tonë do ta kundërshtojmë qeverinë dhe do të mbikëqyrim me kujdesin më të madh veprimet e saj”, ka deklaruar Gjoshi për KP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm 3 mijë e 500 spektatorë do të jenë të…