Në Eurovizion do të lejohen 3 mijë e 500 spektatorë

02 maj 14:19

Vetëm 3 mijë e 500 spektatorë do të jenë të pranishëm në stadiumin e Roterdamit për të ndjekur Festivalin Evropian të Këngës.

Qeveria holandeze ka konfirmuar që Eurovizioni mund të zhvillohet me një audiencë të kufizuar në kushte të rrepta që sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e tifozëve, ekipit dhe medias.

Afërsisht 20% të kapacitetit të Roterdam Ahoy do të lejohet të mbushet. Biletat janë në dispozicion vetëm për ata që i blenë për shfaqjen e vitit të kaluar dhe tashmë nuk do të ketë shitje në publik.

Të gjithë anëtarët e audiencës duhet t’i përmbahen protokolleve të rrepta të shëndetit dhe sigurisë, të vendosura nga qeveria holandeze.

Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit të Këngës Eurovizion u shpreh i kënaqur me përgatitjet e bëra deri më tani.

“Bota do të shikojë kur të rikthejmë Konkursin e Këngës Eurovizion muajin tjetër ndërsa miliona njerëz shijojnë konkursin në TV dhe në internet, ne jemi të kënaqur që puna e palodhur e artistëve, delegacioneve dhe ekipit do të ndahet gjithashtu me një audiencë të drejtpërdrejtë në arena Ahoy”, tha ai.

Rreth 180 milionë shikues nga mbi 45 vende ndjekin çdo vit festivalin më të rëndësishëm të këngës në Evropë./Klan News/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur hollivudian Robert De Niro është në prag…