Gjoshi: Kryeministër dhe ministër shkoni në Aeroport, mos gënjeni me statistika

19 janar 2024 | 20:58

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimit në media se nga stacioni i Autobusave çdo ditë drejt BE-së shkojnë deri në 400 autobusë.

Lidhur me demantimet e Sveçlës, ka reaguar zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, duke e quajtur atë si manipulues i cili sipas tij po i sulmon mediat me etiketa të ndryshme me qëllim të frikësimit të tyre.

“Manipuluesi Xhelal Sveçla, që u bë Ministër i Brendshëm në Qeverinë që drejtohet nga kryemanipuluesi, Albin Kurti, të cilët së bashku sulmonin Policinë e Institucionet me koktej molotovi, po sulmojnë mediat me etiketa të ndryshme me qëllim të frikësimit të tyre”, ka shkruar Gjoshi.

Ai ka kërkuar nga Kurti dhe Sveçla të mos gënjejnë lidhur me statistikat.

“Sot kur qytetarët e Kosovës po përballen me jetën e shtrenjtë që solli Qeveria e Vetëvedosjes, veç Albin Kurtin mund ta dëgjoni duke thënë se vendet tjera as në ëndërr nuk i shohin rezultatet e Qeverisë së tij.Kryeministër dhe Ministër, shkoni në aeroport e mos gënjeni me statistika dhe mësojeni të vërtetën se çfarë po ndodhë me demografinë e shtetit tonë”, ka shkruar tutje Gjoshi.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas…