Gjoshi  për liderët e shtetit: Jo vetëm në anglisht, por edhe në serbisht do t’i gjejnë fjalët më të mira për ‘Zajednicën’

24 mars 2024 | 14:37

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka reaguar pasi krerët e shtetit janë zotuar përmes një letre për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjoshi ka thënë se “edhe në serbisht do t’i gjejnë fjalët më të mira për Zajednicën”.

“Jo vetëm në anglisht, por edhe në serbisht do të gjejnë fjalët më të mira për Zajednicën… Të gjithë mashtruesit përfundojnë kështu, por mashtrimi i tyre fatkeqësisht ishte mbi kurriz të Republikës së Kosovës, të cilës ia humbën një dekadë që askush dhe me asgjë s’mund t’ia zëvendësojë”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simon Harris është bërë kryeministër i Irlandës në pritje të…