Gjuajti me armë ndaj një veture në Shkabaj të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

25 maj 2025 | 08:55

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dje në Shkabaj të Prishtinës.

Policia tha se në vendin e ngjarjes kanë hasur në një veturë të dëmtuar dhe një gëzhojë.

“Shkabaj, Prishtinë 24.05.2025-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes , kanë hasur në një veturë të dëmtuar pronë e ankuesit mashkull kosovar, ku kanë gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një këmbësore është goditur nga vetura në rrugën “Zagrebi” në…