Gjuka: Të dielën kërkojmë kualifikimin

09 dhjetor 2022 | 16:43

Kapiteni i Besa Famgas, Egzon Gjuka, është optimist para ndeshjes të së dielës me skuadrën kroate, Sesvete. Ndeshja luhet në “Karagaçi” kurse është e dyta e raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Gjuka në ndeshjen e parë ishte prej më të mirëve, kurse e di se skuadrën pejane nuk e pret mision i lehtë. Por ai ka besim në bashkëlojtarët.

“Ndeshja e parë nuk shkoi ashtu siç e kemi planifikuar. Kishim momente të mira në lojë, por pastaj patëm krizë të madhe si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kështu skuadra kroate arriti të shkëputet në dhjetë gola. Ndeshja e së dielës është mision i vështirë, por jo i pamundur. Jemi në minus prej tetë golave nga ndeshja e parë, por kjo nuk do të na ndalojë që në Pejë ta kërkojmë kualifikimin. Besoj që kemi cilësi të njëjta me kundërshtarin dhe ajo që na mbetet është të japim maksimumin dhe të luftojmë për fitore dhe kualifikim tutje”, ka theksuar Egzon Gjuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të homologut të tij, ministrit të Mbrojtjes të…