Gjukanoviqi: Me Vuçiqin nuk flas fare, kur shkoj në Serbi s’e telefonoj askënd nga qeveria

08 dhjetor 2020 | 15:50

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka folur për marrëdhëniet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas akuzave në drejtim të tij.

Në atë intervistë për agjencinë e lajmeve “Beta”, Gjukanoviqi ka thënë se ai nuk ka asnjë komunikim me Vuçiqin, e as ndonjë marrëdhënie biznesi.

“Kur shkojë për një vizitë private në Beograd, nuk i telefonoj asnjë nga kolegët e mi në qeverinë e shtetit serb”.

“Në periudhën e mëparshme, unë kisha komunikim që nënkuptohet për njerëzit që kryejnë funksionet e kryetarëve të shteteve të vendeve fqinje”, ka thënë Gjukanoviqi.

Duke komentuar shkrimet e disa medieve se ai ka marrëdhënie biznesi me Vuçiqin, ai është përgjigjur: “Është marrëzi absolute kushdo që e ka thënë. Unë nuk kam punë të fshehura në Mal të Zi ose jashtë tij, aq më pak në Serbi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot zhvillohet ndeshja mes RB Leipzigu dhe Manchester Unitedin, në…