Gjykata e Apelit anulon dënimin me burgim të përjetshëm ndaj burrit nga Kamenica

23 prill 2021 | 09:24

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan për dënimin me burgim të përjetshëm kundër të akuzuarit Nuhi Mavrovqani, i cili vitin e kaluar kishte vrarë gruan e tij duke e goditur me një shufër, më 25 korrik në Kamenicë.

Sipas një njoftimi për media Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë, është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore.

Siç thuhet tutje në njoftim, rasti i është kthyer të njëjtës gjykatë në rivendosje.

“Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarit N.M. por edhe sipas detyrës zyrtare, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 04.12.2020.  Rasti i është kthyer të njëjtës gjykatë në rivendosje. N.M. ishte dënuar më burgim të përjetshëm nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kjo pasi që gjykata, e gjeti fajtor për vrasjen e bashkëshortes se tij, shtetases S.M. “, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar, me rastin e zgjedhjes se çështjes juridike, veçanërisht më rastin e vërtetimit të përgjegjësisë penale të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal, ndaj të akuzuarit dhe veprës se tij.

“Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë, është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore. Në fakt nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar, më rastin e zgjedhjes se çështjes juridike, veçanërisht më rastin e vërtetimit të përgjegjësisë penale të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal, ndaj të akuzuarit dhe veprës se tij”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vetëvrarë ditën e enjte në Suharekë. Policia…