Gjykata e Apelit i konfirmon dy vjet burgim Nikolla Gruevskit

05 tetor 2018 | 14:10

Gjykata e Apelit në Shkup ka fuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore për dënimin me ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski me dy vjet burgim.

Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Tanku” që ka bëjë me keqpërdorimet për blerjen e një makine të llojit Mercedes për afër 600 mijë euro.

Për të njëjtën vepër me katër vjet e gjysmë burgim është dënuar edhe ndihmës-ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovsi ndërsa një proces i veçantë po zhvillohet edhe ndaj ish-ministres, Gordana Jankullovska.

Në vitin 2011, MPB-ja kishte vendosur të blejë një makinë të blinduar deri më 243 mijë euro. Por, me insistim të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ministrja Jankullovska kishte nënshkruar vendimin për blerjen e një makine tjetër, të pajisur sipas shijeve të Gruevskit, vlera e të cilës kishte arritur në mbi gjysmë milioni euro.

Grueveski në anën tjetër e ka cilësuar procesin të “montuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, pritet…