Gjykata e Apelit ka trajtuar rreth 1200 lëndë më shumë se vjet

28 dhjetor 2017 | 14:39

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në konferencën e fundvitit me gazetarë, ka thënë se kjo gjykatë ka shënuar rritje të konsiderueshme të efikasitetit, duke zgjidhur rreth 1 mijë e 200 lëndë më shumë se në vitin 2016.

Sipas tij, numri i lëndëve të zgjidhura në vitin 2017, ka arritur në 11 mijë e 833 lëndë, shifër kjo më e larta që nga themelimi i Gjykatës së Apelit.

Ai ka thënë se këto rezultate janë arritur, me pothuajse aq gjyqtarë sa në vitin e kaluar. Përkundër kësaj, Shala ka theksuar se viti 2018 do ta gjej Gjykatën e Apelit me 12 mijë e 606 lëndë të pa zgjidhura, të trashëguara ndër vite, shumica e të cilave të lenisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia serbe gjatë ditëve të fundit ka arrestuar më shumë…