Gjykata e dënon Mourinhon me një vjet burg

05 shkurt 2019 | 14:48

Trajneri Jose Mourinho është dënuar me 12 muaj burg dhe gjobë për shkak të mos deklarimit të të ardhurat që vinin nga e drejta e imazhit në kohën kur ai ishte trajner i Real Madridit.

Për shkak se dënimi është më i ulët se 2 vite, “Special One” u shpëton qelisë teksa do të duhet të paguajë 2.2 milionë euro gjobë.

Nuk është hera e parë që një personazh nga bota e sportit dënohet për evazion fiskal, pasi kujtojmë që disa kohë më parë, Cristiano Ronaldo u gjobit me 19 milionë euro dhe 23 muaj burg. Ylli i Juventusit arriti t’i shpëtonte burgut për vetëm 1 muaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot gjatë inspektimeve të inspektoratit të Ministrisë së Tregtisë dhe…