Gjykata e Michiganit refuzon përpjekjen për ta hequr Trumpin nga zgjedhjet

27 dhjetor 2023 | 16:44

Gjykata Supreme e Michiganit ka refuzuar që të dëgjojë një apel nga votues që kishin kërkuar që ish-presidenti Donald Trump të diskualifikohej nga zgjedhjet paraprake presidenciale për shkak të rolit të tij në sulmin e vitit 2021 ndaj Capitol-it.

Ky vendim ia mundëson miliarderit amerikan që të mbetet në fletën e votimit, raporton agjencia “Reuters”.

Votuesit kishin kërkuar që Trumpi të diskualifikohej sipas një dispozite në Kushtetutën e ShBA-së, e cila ua ndalon mbajtjen e pozitave publike personave që janë përfshirë në “kryengritje ose rebelim”, nëse ata më parë janë betuar për besnikëri ndaj Shteteve të Bashkuara.

Vendimi i Gjykatës Supreme të Michiga-it është kontrast i vendimit të gjykatës më të lartë të Kolorados javën e kaluar për ta larguar Trumpin nga gara sipas dispozitës së njëjtë kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtaria lobiste dhe diplomatike e LPK-së në vitet 1987-1994 /…