Gjykata e Tiranës i heq masën e pezullimit nga detyra Armand Dukës

05 prill 2022 | 14:00

Armand Duka tashmë mund ta ushtrojë me kompetencë të plotë detyrën si president i FSHF-së.

Edhe pse para pak kohesh Duka u rizgjodh si president i FSHF-së, deri më sot nuk e kishte të drejtën të ushtronte detyrën e tij pasi ai mbante mbi shpatulla masën e pezullimit. Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra për kreun e FSHF-së, Armand Duka dhe sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.

Ata do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. I pezulluar mbetet vetëm Ardian Haçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, vazhdon konsolidimin e saj si brenda…