Gjykata ende pa vendim për Ndrecajn që vrau gruan dhe vajzën

11 shtator 2020 | 09:02

Është shtyrë për të hënën shpallja e aktgjykimit për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj i cili akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë̈”, si dhe “mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.

Ndonëse ishte paraparë të mbahej këtë të premte, kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së transportit, për ta sjellë të akuzuarin nga burgu e deri te Gjykata Themelore në Gjakovë, raporton KOHA.

Këtë e kanë konfirmuar nga kjo gjykatë të cilët edhe kanë treguar se shpallja e aktgjykimit është shtyrë për datën 14 shtator.

Pjetër Ndrecaj akuzohet se më 7 gusht 2018 me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V. N. dhe vajzën e tij të mitur K. N. Ndrecaj u gjykua nga fillimi pasi ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 25 vjet burgim dhe e Apelit, me burgim të përjetshëm, vendime që u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme, e që ktheu procesin në fillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdullah Hoti dje është paraqitur para Komisionit për Punë të…