Gjykata në Çeki liron liderin kurd

27 shkurt 2018 | 13:14

Gjykata në Çeki ka liruar të martën liderin e kurdëve të Sirisë, Salih Muslim, i cili është ndaluar në Pragë më 24 shkurt, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Ankaraja, ka bërë të ditur avokati i tij.

“Gjykata ka liruar klientin tim”, ka thënë avokati Miroslav Krutina para gazetarëve.

Ai ka thënë se Salih Muslim është zotuar të marrë pjesë në të gjitha procedurat e ekstradimit të kërkuara nga Turqia.

Ish-kreu Partisë së Unionit Demokratik (PYD) ende konsiderohet një figurë e respektuar për kurdët në Siri, raporton “Rel”.

Të hënën gjatë ditës rreth 200 njerëz kanë protestuar në Pragë të Çekisë, kundër kërkesës së Turqisë për ekstradimin e liderit të kurdëve të Sirisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Eusebio Di Francesco rrezikon shkarkimin nga stoli i Romës,…