Gjykata serbe institucionalizon gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve

22 dhjetor 2021 | 13:24

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, në padinë ndaj Aleksandër Vulinit, për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Mustafi ka bërë me dije se në këtë mënyrë kjo gjykata ka legalizuar termin fyes “šiptari” dhe ka institucionalizuar gjuhën e urrejtjes.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se tani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

 

Postimi i plotë i Mustafit:

 

Gjykata e Apelit ka “refuzuar ankesën si të pabazuar të paditësit dhe vërteton aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Beograd”, në padinë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vullin, për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve

Siç dihet, tashmë që nga 25.06.2019 jam në betejë për drejtësi dhe kundër “kriminalizimit” dhe institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes.

  1. Aleksandër Vullin i cili atëherë ishte Ministër i Mbrojtjes të Republikës së Serbisë është jo vetëm nxitësi institucional i diskursit ksenofob, por para së gjithash dhe mbi të gjitha sinonim i shqiptarofobisë.

Kujtoj se të gjitha raportet relevante ndërkombëtare nënvizuan gjuhën e tij ksenofobe dhe raciste. I bëj thirrje BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar dhe ta parandalojnë gjuhën e urrejtjes kundër minoriteteve në Serbi, sepse lirimi i Ministrit Vullin nga akuzat e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit, “legalizon”, diskriminimin, ksenofobinë dhe racizmin ndaj shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë e gjetkë.

Përtej padisë, përtej asaj çka përfaqëson z. Aleksandër Vullin e përtej diskursit antishqiptar aktual, e drejta është me të vërtetën dhe e vërteta është në të drejtën tonë. Ky proces shpërfaq më së miri drejtësinë e sotme në Serbi. Tregon për gjyqësorin në Serbi. Për brishtësinë dhe mungesën guximit për të pasur gjyqësor të pavarur dhe të pandikuar politikisht përballë një ministri.

Nuk do të dorëzohemi. Pritja nuk na lodh e tejzgjatja nuk na demoralizon. Gjykata e Apelit në Beograd, përkundër të gjitha argumenteve vendosi në favorin e tij. Tashmë dorëzojmë lëndën para Gjykatës Kushtetuese, si hallka e fundit e gjyqësorit në Serbi.

Presim. Tashmë kemi ndjekur këtë proces në të gjitha instancat e gjyqësorit, e më pas dërgojmë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg.

Për drejtësi. Deri në fitoren përfundimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
F. SCOTT FITZGERALD Shumë kohë më parë, në vitin 1860,…