Gjykata Speciale është shndërruar në Mobil Store!

30 tetor 2023 | 13:01

Shkruan: Astrit Gashi

Kjo gjykatë fashiste një etnike e cila gjykon vetëm shqiptarët po keqpërdore taksat e 350 milionë evropianëve në mesin e tyre janë dhe 700 mijë shqiptarë.
Prokuroria Speciale i ka arrestuar krerët e UÇK-së me urdhër politik duke u shërbyer me informacione të shërbimit sekret serb. Tashmë kjo prokuroi është në panik sepse iu ka prish pazari me dëshmitarët që i mori në këmbim të ryshfetit. Siç ndodhi me dëshmitarin 29 dhe shumë të tjerë që tashmë i kanë anuluar dëshmitë e tyre!
Ata tashmë po humbin çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle duke i sekuestruar telefonat mobil dhjetëra eprorëve të luftës dhe këshilltarëve politikë të ish krerëve të UÇK-së të cilëve iu shkelen të gjitha të drejtat elementare njerëzore duke i mbajtur në paraburgim pa asnjë bazë juridike vetëm duke u bazuar në supozime. A është gjykatë apo Mobil store tashmë është vështirë me ditë të vërtetën dhe pse faktet po tregojnë vetë.
Të gjitha rastet që trajton kjo gjykatë fantazmë e cila shërbehet me material nga shërbimi sekret serb janë trajtuar nga misionet eksperimentalë me të dështuara në Evropë UNMIK dhe EULEX të cilat misione dështuan në të gjitha proceset, sepse kishin në fokus vetëm luftën tonë çlirimtare dhe amnistuan kriminelet serb ndaj te cilëve nuk filluan asnjë proces.
Deri më sot Gjykata Speciale ka shpenzuar mbi 500 milionë të tatimpaguesve evropianë dukë pretenduar që duan të bëjnë drejtësi por ne fakt këtë prokurorë dhe gjyqtarë që po abuzojnë me para të popullit.
Ftoj të gjithë deputetët, avokatët dhe aktivistë, shoqata kudo ku ndodhen në Europë, Amerikë që në shtetet përkatëse të padisin Gjykatën Speciale për abuzim me taksa të tyre dhe për drejtësi selektive dukë paguar dëshmitarë për dëshmi të rreme.
Pse kjo gjykatë nuk u hetua për rrjedhje të Informacionit nga e cila dolën informacione konfideciale nga të cilat u mësua se me material të kujt punojnë. Në vend të tyre kidnapuan dy përfaqësues të luftës, faji i vetëm i tyre ishte që ishin target i kësaj gjykate fashistë të cilët bënë krim në emër të drejtësisë.
Sot secili përfaqësues i popullit duhet me ngritë zërin kudo ku mundet me ndal këta faqezinj që po dihen argat të kujt janë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jude Bellingham vendosi “El Clasicon” e parë teksa me dygolëshin…