Gjykata Speciale fton edhe ish-rektorin e UP-së, Ibrahim Gashi

22 tetor 2019 | 11:20

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi, është ftuar për t’u intervistuar në cilësi të dëshmitarit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Gashi, i cili e ka konfirmuar vet ftesën, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht asaj pasi është i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.

“Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, ka thënë Gashi. /kps/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët teknik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”…