Gjykata Speciale ia mohon familjes së Gucatit vizitën në spital, OVL e UÇK-ja i kërkon Qeverisë të ndërhyjë

04 nëntor 2022 | 21:11

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, i është nënshtruar një operacioni ditë më parë, por atij tani i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Gucati aktualisht po qëndron në spital, mirëpo familjarëve të tij nuk po u lejohet ta vizitojnë atë, pas përkeqësimit të gjendjes.

Ndonëse rrethanë e re, ku në shumicën e qendrave të paraburgimit në botë lejohen vizitat e jashtëzakonshme kur të akuzuarit kanë ndonjë probleme shëndetësore, Gjykata Speciale po ia mohon edhe këtë të drejtë të paraburgosurit dhe familjarëve të tij.

Lajmin se nuk e kanë lejuar familjen ta vizitojë dhe t’i qëndrojë afër sot, e ka konfirmuar edhe djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati,

“Po e ndjejm çdo dhimbje tanen ashtu qysh gjithë i kena ndje, po mijëra gjilpëra po na u nguliten në shpirt që me ty nuk jemi. Pasha plagët që i ke në trup që sot prapë tu hapen ka me i vra secila dhimbje e jotja tradhëtaret e Kosovës dhe ata që sot nuk na lejuan të jemi me ty në këto momente të vështria që po kalon dhe të privuan nga liria”, ka shkruar Musli Gucati.

Po ashtu, tani ka reaguar edhe të gjitha organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Dega në Skenderaj.

Organizatat e luftës së UÇK-së i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës, që të reagojë lidhur me “padrejtësitë që po ju bëhen invalidit të luftës dhe familjes Gucati që nuk po e lejon Gjykata Speciale ta vizitojnë familjarin e tyre”.

Një qeveri, e cila shkel mbi gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë thënë se është mallkim për vendin tonë.

Ky është reagimi i plotë i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Dega në Skenderaj:

Reagim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së

Dega – Skenderaj

Kryetari i OVL-së të UÇK-së Hysni Gucati disa ditë më parë përfundoj një intervenim si pasojë e plagëve që kishte marrë gjatë luftës ndërsa sot iu nënshtrua prapë operacionit pas përkëqësimit të gjendjes shendetësore i cili po përballet në këto momente më dhimbjet që po i vuan po nga plaga e njëjtë.

Qeveria e Kosovës asnjë reagim dhe interesim për gjendjen e shendetësore të invalidit dhe luftëtarit të UÇK-së, dhe padrejtësitë që po ju bëhen invalidit të luftës dhe familjes Gucati që nuk po e lejon Gjykata Speciale ta vizitojne familjarin e tyre.

Një qeveri e cila shkel mbi gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është mallkim për vendin tonë.

Kryetari OVL-së të UÇK-së:

Emin Lati

Kryetari i SHIL së UÇK-së:

Haki Aruqi

Kryetari i SHFD së UÇK-së:

Brahim Misini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kryetari i Alternativës Shqiptare,…