Gjykata Speciale lë në paraburgim Thaçin dhe Veselin

17 gusht 2023 | 16:53

Trupi gjykues ka urdhëruar të mërkurën vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Kjo është bërë me dije nga shefja për informim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep.

Sipas trupit gjykues, ekziston rrezik i mjaftueshëm që Thaçi dhe Veseli ta pengojnë ecurinë e procesit dhe “të kryejnë krime të tjera”.

“Më 16 gusht, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera. Trupi gjykues konstatoi se komunikimet mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anën të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Griep në informimin e rregullt javor të gjykatës.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Thaçi dhe Veseli së bashku me Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin ndodhën në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati komunal në Malishevë ka mbyllur dy lokale, pasi kanë…