Gjykata Speciale për vizitën e Gucatit: Trupi gjykues e ka liruar për shkak të arsyeve humanitare

12 maj 2022 | 16:38

Gjykata Speciale ka me dije se Hyseni Gucati, i akuzuari për veprën penale “pengim i administrimit të drejtësisë”, është liruar për vizitë për arsye humanitare.

Një gjë të tillë për “lajmi.net” e kanë konfirmuar nga vetë Gjykata Speciale, duke thënë se vendimi është marrë nga trupi gjykues.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë”, është thënë në përgjigjen e tyre.

Më tutje, ata kanë bërë me dije se EULEX-i dhe Policia e Kosovës po i mbështesin Dhomat e Specializuara.

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati  është fotografuar nga mediat lokale në Mitrovicë, i shoqëruar nga veturat zyrtare të EULEX-it, për në Spitalin e Mitrovicës.

Sipas u.d. të kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, babai i Gucatit është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Gjimnastikës “Elita” nga Prishtina e udhëhequr nga Shkumbim…