Gjyqtarët e Kosovës drejtuan ndeshjen e Ligës së Kampionëve

08 shkurt 2022 | 12:00

Gjyqtarët e hendbollit të Kosovës vazhdojnë të delegohen për ndeshje të kupave evropiane.

Madje ndeshjet që ata po i drejtojnë janë të nivelit gjithnjë e më të lartë. Së fundi, Arsim e Erdoan Vitaku janë deleguar në ndeshje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, që është gara elitare evropiane.

Të shtunën, gjyqtarët mitrovicas drejtuan ndeshjen e hendbollisteve mes Krim Mercator Lubjana dhe Kastamonu Belediyesi GSK (Turqi).

Ndeshja është luajtur në kryeqendrën e Sllovenisë, ndërsa fitore shënoi Krimi me rezultatin 36:28. Dy gjyqtarët kosovarë e kanë kryer punën me sukses. Ndeshja në Lubjanë i takoi xhiros së 12-të të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Krim Mercator është në vendin e gjashtë me 7 pikë nga 11 ndeshje. Kastamonu është i fundit në grup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar…