‘Gjysma e britanikëve duan që Liz Truss ta japë dorëheqjen’

19 tetor 2022 | 16:38

Më shumë se gjysma e votuesve britanikë mendojnë se Liz Truss duhet të japë dorëheqjen si kryeministre dhe 80 për qind e tyre e fajësojnë qeverinë për rritjen e kostos së jetesës, sipas një sondazhi të ri.

Sipas sondazhit të kryer gjatë fundjavës, 53 për qind e të anketuarve kanë thënë se Truss duhet të japë dorëheqjen, ndërsa vetëm 20 për qind kanë votuar që ajo të vazhdojë të jetë në krye të qeverisë britanike.

Disa muaj para se Boris Johnson të jepte dorëheqjen si kryeministër, përqindja e votuesve britanikë që mendonin se ai duhej të largohej nga partia ishte në nivele të ngjashme, midis 50  dhe 59 për qind.

Vetëm 13 për qind e të anketuarve besojnë se Truss ka të ngjarë të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përveç kësaj, 14 për qind  e të anketuarve besojnë se ministri i ri i Financave do të përmirësojë gjendjen ekonomike të vendit.

35 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk do të kishte asnjë ndryshim pas emërimit të Jeremy Hunt, ndërsa 27 për qind kanë deklaruar se kjo do të përkeqësonte situatën. 40 për qind e tyre kanë deklaruar se ishin të sigurt që opozita kishte një plan të mirë ekonomik afatgjatë, ndërsa 47 për qind kishin pikëpamje të kundërt.

Megjithatë, vetëm 17 për qind  e të anketuarve kanë shprehur besim në planin ekonomik të konservatorëve, me 74 për qind që kanë thënë se dyshonin në efektivitetin e planit. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20.10.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…