Gjysma e japonezëve ndihen më mirë pas pandemisë

10 shtator 2020 | 16:13

Pothuajse gjysma e popullsisë së Japonia është thënë se ndihen në gjendje më të mirë pas pandemisë, për shkak të masave paraprake të marra gjatë urgjencës shëndetësore dhe përmirësimit të përgjithshëm të mënyrës së jetesës, sipas një sondazhi online të grupit “Meiji Yasuda”, i cili ka intervistuar 5 640 persona.

Sipas këtij studimi 48.1 për qind e të anketuarve kanë thënë se ndihen “më të shëndetshëm” ose “më mirë”, duke ndjekur rekomandimet për të qëndruar në shtëpi.

Studimi ka zbuluar se tek shumë persona është përmirësuar stili i jetesës. Anketa e kryer në gjysmën e parë të gushtit ka ekzaminuar burra dhe gra të martuara midis moshës 20 dhe 79 vjeç.

Arsyet e këtyre ndryshimeve të favorshme pjesërisht i kushtohen kujdesit ndaj shëndetit, koha kushtuar gjimnastikës, ulja e stresit dhe rënia e konsumit të pijeve alkoolike.

Deri më sot, infeksionet e koronavirusit në Japoni janë në nivele më të ulëta se mesatarja e vendeve perëndimorë, me një total prej 73 545 rastesh dhe 1 411 vdekjet e konfirmuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa…