Gliha: Kemi mundur ta fitonim ndeshjen kundër Greqisë

15 nëntor 2021 | 11:06

Përzgjedhësi i përkohshëm i Kosovës, Pramoz Gliha është deklaruar pas barazimit ndaj Greqisë.

“Dardanët” barazuan me rezultat 1-1 ndaj grekëve, që ishte ndeshja e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Pas ndeshjes, Gliha ka thënë se kishin mungesa si Hadërgjonaj, Dreseviq dhe Bytyqi, por beson që kanë mundur të arkëtojnë pikët e plota.

“Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin sepse kemi mundur ta fitonim ndeshjen por kemi mundur edhe të humbim. Futbolli është dramatik. Në pjesën e parë nuk harxhuam shumë energji pasi loja është e gjatë. Duhej ta ruanim energjinë dhe përqendrimin për të bërë diçka. Nuk arsyetohem zakonisht por kishim mungesa si Hadërgjonaj, Dresheviq, Bytyqi. Për Kosovën këto janë mungesa të rëndësishme. Ju thash lojtarëve që duhet ta pranojmë këtë situatë dhe të bëjmë maksimumin. U thash që dua ta fitojmë këtë ndeshje, por nuk ia arritëm qëllimit”.

Tutje, Gliha foli edhe për mundësinë e vazhdimit, ku theksoi se kryetari i FFK-së, Agim Ademi do të vendos.

“Ndihem mirë në Kosovë por i takon kryetarit të vendos për të ardhmen. Sa i përket kualifikimeve, në njërën anë nuk kishim fat. Në futboll ka fitore e humbje. Por diferencën e bën përqendrimi dhe sakrifica e lojtarëve në fushë. Ka edhe shumë elemente tjera”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Kosova e mbyll këtë cikël në vendin e fundit me vetëm pesë pikë të tubuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq është dashur që të përjashtohej mbrëmë nga ndeshja…