Godfrey: Përshëndesim përpjekjet e liderëve të Kosovës dhe të Serbisë në kërkim të paqes

04 shtator 2020 | 12:49

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka vlerësuar që dita e sotme është e shkëlqyeshme për Serbinë dhe Kosovën.

“Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë , investime të reja, ekonomi të qëndrueshme dhe të fortë”, ka shkruar ambasadori Godfrey në “Twitter”.

Ai gjithashtu ka vlerësuar që njerëzit në Kosovë dhe në Serbi meritojnë standard më të mirë të jetës.

“Përshëndesim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, ka porositur ambasadori Godfrey në shkrimin e tij, në të cilin e ka shpërndarë edhe orarin e sotëm të presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka…