Godfrey: ShBA-ja, e vendosur që ta lëvizë përpara potencialin e Ballkanit

16 janar 2022 | 12:28

Serbia ka partner në ShBA, porositë ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey dhe ka theksuar se Amerika është shumë e vendosur në synimin që ta lëvizë përpara potencialin e Ballkanit Perëndimor, dhe që të gjithë, siç thotë ai, të kuptojnë se gjendja aktuale e frenon Serbinë, dhe fqinjët e saj në rajon.

“Rivendosja e marrëdhënieve tona është rezultat i punës së palodhur dhe angazhimit të Beogradit dhe Uashingtonit”,ka thënë Godfrey për “Blic”-in në Serbi.

Ai e ka vlerësuar se përparimi në marrëdhëniet serbo-amerikane është një pikë e ndritur për vitin 2021, i cili, tha ai, se ishte i mbushur me ngjarje shumë sfiduese globale, nga pandemia aktuale deri te mundësia e pushtimit ushtarak rus në Ukrainë, shkruan “Tanjug”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori amerikan Alec Baldwin (63) ua dorëzoi telefonin mobil hetuesve…