Gogoli i Kurtit!

15 janar 2023 | 14:08

Shkuan: Ilir Gashi

Për të ardhur te plani franko-gjerman, kusht është Asociacioni/Zajednica.

KM Kurti po bënë përpjekje për një fitore të Pirros, që Asociacioni/Zajednica tashmë s’është dilemë, madje s’e pengon përmbajtja por emri Zajednicë, dhe ky duhet të jetë pjesë e diskutimit brenda planit franko-gjerman dhe jo të zbatohet para tij!

Nëse Kurti pranon Zajednicën, qoftë edhe sipas Kushtetutës, ai së pari duhet ta pranojë se i ka humbur Kosovës 8 vite integrim, zhvillim, viza dhe besim në aleatët perëndimor dhe të kërkojë falje për gogolin e tij.

Amerikanët gjithmonë dhe në çdo takim kanë potencuar se asociacioni do të bëhet sipas kushtetutës.

KM Kurti po thotë se plani franko-gjerman është bazë e mirë, por mos të harrojmë se ky plan s’ka njohje nga Serbia!

– S’ka njohje nga shtetet mosnjohëse (sepse palët e treta s’mund të jenë pjesë e marrëveshjes).

– S’ka anëtarësim në OKB!

Pyetja legjitime që bëhët është: çfarë po fitojmë?

A na sjelli mentaliteti i Dimalave në krye me Kurtin në këtë pikë të regresit dhe disavantazhit diplomatik të Republikës së Kosovës?

Po! Fatkeqësisht, po!

Qasja gogoliste e Kurtit për dialogun në dekadën e fundit e ka rrezikuar skajshëm qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës dhe ka shpërfaq dilema të mëdha në marrëdhënie ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i njohur i historisë, Hakif Bajrami, ka thënë  se…