Gola emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë  

13 gusht 21:08

Ministria e Shëndetësisë bëhet me tre zëvendësministra. Kjo pasi që edhe një zyrtar i LDK-së është emëruar zëvendësministër në këtë dikaster.

Luan Gola që është edhe kryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë, përmes një statusi në “Facebook”, ka falënderuar kryeministrin Hoti për besimin e dhënë, teksa ka premtuar se do të japë maksimumin në funksion të shëndetit të popullatës dhe përkrahjen e masave të ndërmarra nga Ministri Zemaj dhe stafi tij.

Para Golës, në këtë ministri zëvendësministra ishin emëruar edhe Pjetër Ndou nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Resul Makreshi nga minoritetet.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Me vendim të KM Hoti sot jam emëruar Zëvendësministër i Shëndetësisë. Falënderoj KM Hoti dhe Kryetarin Mustafa për besimin e dhënë. Në këtë kohë të pandemisë do të përpiqem që të ofroj gjithë përvojën time profesionale në funksion të shëndetit të popullatës dhe përkrahjen e masave të ndërmarra nga Ministri Zemaj dhe stafi tij.

Me respekt,
Dr.Luan Gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e Covid-19 i kushton afërsisht 375 miliardë dollarë për…