Golden State bën ligjin në Perëndim, fitojnë edhe Bostoni dhe Denveri

29 janar 2019 | 14:14

Skuadra kampione e Golden State marshon drejt kreut të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 132-100 në fushën e Indiana, fitorja e 11-të radhazi në NBA. Takim i dominuar nga basketbollistët e Warriors, që u shkëputën që në fillim, sfidë ku u dalluan Curry me 26 pikë e Cousins me 22.

Të njëjtin ritëm ruan edhe Denveri, ndjekësi më i afërti i Golden State, që mundi 95-92 Memphis në fushën e këtij të fundit. Miqtë e dominuan ndeshjen, por në fund rrezikuan shumë. JokiQ realizoi 24 pikë e Barton 20. Për vendasit u dalluan Gasol me 28 pikë e Conley me 23 pikë e 11 asistime, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi pa shumë mund 112-104 Brooklyn, sfidë që ngjit ekipin e Celtics në vednin e pestë në Lindje. Smart dhe Brown realizuan nga 21 pikë secili për Boston, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Russell për Brooklyn.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, skuadra e Atlantës befasoi Clippers, duke triumfuar 123-118 në Los Anxhelos. Young realizoi 26 pikë, Collins 22, duke fituar duelin me Harris, që shënoi 30 pikë për kalifornianët. Skuadra e Charlotte, falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), fitoi 101-92 ndaj New York. /Telesport/

Rezultatet

Charlotte – New York       101-92
Indiana – Golden State    100-132
Boston – Brooklyn             112-104
Memphis – Denver            92-95
Clippers – Atlanta              118-123

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meryem Uzerli është aktorja e njohur turke, e cila në…