Golden State merr leksion nga LA Clippers

25 tetor 2019 | 15:44

Në tri ndeshjet e zhvilluara në mbrëmjen e NBA, spikat fitorja e thellë e Los Angeles Clippers në “Oracle Arena” ndaj Golden State Warriors. Largimi i Kevin Durant dhe mungesa për arsye dëmtimi e Klay Thompson po ndihen shumë te skuadra nga Oakland pasi Golden State u mposht në shtëpi me shifrat 122-141.

19 pikë diferencë në favor të Clippers në një sfidë ku pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Steph Curry me 23 pikë, ishin vërtetë shumë. Për fitoren e 2-të të Clippers në këtë sezon mendoi dyshja Lou Williams-Kawhi Leonard me të parin që realizoi 22 pikë ndërsa ylli i ri i kalifornianëve shtoi 21 pikë 5 rebound dhe 9 asistime. Rusell Westbrook dhe James Harden nuk ndalin dot klasin e Giannis Antetokounmpo. Greku i talentuar ishte heroi i padiskutueshëm në fitoren e Milwaukee Bucks brenda në Toyota Center ndaj Houston Rockets me rezultatin 111-117.

Një triple-double fantastike ajo e Antetokounmpo që koleksionoi në total 30 pikë 13 rebound dhe 11 asistime. Kjo ishte humbja e parë për Rockets dhe fitorja e parë për Bucks. Vetëm 43 pikë në total nga dyshja e ëndrrave, Westbrook-Harden që nuk e bënë siç duhet detyrën e tyre në këtë sfidë. Një fitore të shkëlqyer mori edhe Atalanta Hawks që triumfoi brenda në Michigan ndaj Detroit Pistons me shifrat e thella 100-117 për meritë të talentit të madh të Hawks me 21-vjeçarin që koleksionoi në total 38 pikë 7 rikuperime poshtë tabelës dhe 9 asistime. /SS/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), në seancën e…