Golden State regjistron fitoren e tetë radhazi

06 nëntor 2018 | 12:27

Kampionët e Golden State vijojnë marshimin e tyre në Konferencën e Perëndimit, duke mundur 117-101 Memphisin, suksesi i tetë radhazi për basketbollistët e Warriors.

Një ndeshje me rivalitet vetëm në pjesën e parë, pasi më tej gjithçka foli për vendasit, që u shkëputën deri në 25 pikë e korrën një fitore të merituar. Thompson me 27 pikë e Durant me 22 ishin dy shënuesit më të mirë për Golden State, ndërkohë që 38 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Fiton edhe skuadra e Denver, ndjekësja më e afërt e Warriors në Perëndim, që mundi 115-107 Boston, falë 48 pikëve të Murray. Fitorja e pestë radhazi edhe për Oklahomën, që ka dalë nga kriza, duke mundur 122-116 New Orleans, sfidë në përgjithësi e komanduar nga basketbollistët e Thunder.

George realizoi 23 pikë për Oklahomën, ndërkohë që një ndihmë të madhe dhanë lojtarët e stolit, që realizuan 46 pikë.

Rezultatet

Detroit – Miami                        115-120
Indiana – Houston                   94-98
Orlando – Cleveland                102-100
New York – Chicago                 115-116
Oklahoma – New Orleans       122-116
Denver – Boston                       115-107
Utah Jazz – Toronto                 111-124
Golden State – Memphis         117-101
Clippers – Minnesota               120-109

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kancelarin e…