Golden State rikthehet lider në Perëndim, humbasin Chicago dhe Lakersat
Golden State rimerr kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA pas fitores 96-82 arritur ndaj Clevelandit. Curry me 28 pikë ishte më i miri në parket për vendasit, që korrën suksesin numër 30 në kampionat.
Chicago mbron kreun e renditjes në Lindje pavarësisht humbjes 113-99 në fushën e Dallasi. Donqiqi ishte fantastik në fushë, autor i një “triple double” (22 pikë, 14 rebound, 14 asistime). Nuk ndalet ekipi i Memphis, që korri fitoren e 9-të radhazi. Viktima e radhës ishte ekipi i Lakersat, që u mund 127-119. Për miqtë u dalluan Bane me 23 pikë e Jackson me 21 pikë e 12 rebound, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e LeBron për vendasit. Rikthehet te suksesi skuadra e Brooklynit, që në sekondat e fundit mundi 121-119 San Antonio, ndeshje ku u dalluan Durant me 28 pikë e Hardeni me 26.
Fiton edhe Denveri, që mundi 99-95 Oklahomën, falë 22 pikëve të Jokiq e 22 të Morris.
Rezultatet
Brooklyn – San Antonio 121-119
Clippers – Atlanta 106-93
Orlando – Washington 100-102
Toronto – New Orleans 105-101
Houston – Minnesota 123-141
Oklahoma – Denver 95-99
Dallas – Chicago 113-99
Golden State – Cleveland 96-82
Portland – Sacramento 103-88
Lakers – Memphis 119-127



