Golden State rikthehet te fitorja, Giannis i papërmbajtshëm për Bucks

06 dhjetor 2022 | 12:58

Kampionët e Golden State fituan me rezultat 112-104 ndaj Indianas, një ndeshje e vendosur në periodën e fundit. Klay Thompson me 28 pikë e Jordan Poole me 23 ishin dy më të mirët për Warriors.

Në sekondat e fundit fiton ekipi i Clippersave, që mundi Charlotte (119-117) jashtë fushe, sfidë ku u dallua Paul George me 19 pikë. Fitore të vështirë korr edhe Milwaukee, që mundi me rezultat 109-102 Orlandon, me të zakonshmin Antetokounmpo protagonist, me 34 pikë e 14 rebound.

Pas dy kohëve shtesë fiton skuadra e Houstonit, që mundi Philadelphia (132-123). Joel Embiid realizoi 39 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Green e Porter realizuan 51 pikë së bashku për teksanët.

Rezultatet

Charlotte – Clippers           117-119
Orlando – Milwaukee        102-109
Atlanta – Oklahoma           114-121
Toronto – Boston                110-116

Houston – Philadelphia    132-123
Memphis – Miami              101-93
Dallas – Phoenix                 130-111
Golden State – Indiana     104-112

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardhyl Mahmuti Indiferenca ndaj kërkesave serbe për gjenocid inkurajon përsëritjen…