UBI SRBINA, DA RUSIN NEMA SINA! (Vraje serbin, që rusi të mos ketë djalë)!

06 dhjetor 2022 | 12:55

Bardhyl Mahmuti

Indiferenca ndaj kërkesave serbe për gjenocid inkurajon përsëritjen e krimeve!
Jo vetëm në tribunat e stadiumeve në Serbi, por edhe në tribunat e stadiumeve në shteteve ku mbahet kampionati botëror i futbollit, publiku serbe brohoret njëzëri:
Ubi! Zakoli! Dok šiptar ne postoji!
(Vra ! Ther ! Derisa të mos ketë më shqiptarë!)
dhe
Ubi hrvata, da šiptar nema brata!
(Vraje kroatin që shqiptarë të mos ketë vëlla!
Kërkesat e hapëta serbe për gjenocid kundër shqiptarëve dhe kroatëve janë pasqyrë e frymës politike në të cilën ata janë edukuar! Mirëpo nëse nuk harrojmë se pikërisht njerëzit e kësaj logjike kanë kryer gjenocid kundër boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve gjatë luftërave që e shoqëruan shpërbërjen e Federatës së Jugosllavisë, atëherë është për t’u brengosur kur sheh me çfarë indiference sillen institucionet politike, kulturore dhe sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.
Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse tifozët kroat apo ata shqiptarë do të brohorisnin, për shembull, një mesazh të kësaj natyre:
Ubi srbina, da rusin nema sina!
(Vraje serbin, që rusi të mos ketë djalë)!
Kam bindjen e plotë se jo vetëm në strukturat drejtuese të FIFA-s, por kjo çështje do të ishte ngritur edhe në Këshillin e Sigurimit në OKB!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berish,  ka qenë i pari…