U godit me grusht, Berisha vazhdon protestën i gjakosur: Poshtë Edi Rama, rroftë opozita shqiptare

06 dhjetor 2022 | 12:47

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berish,  ka qenë i pari që e ka marrë fjalën nga podiumi i protestës së opozitës.

Pasi është sulmuar nga një qytetar në mënyrë krejt të rrufeshme me një grusht poshtë syrit, lideri demokrat është rrëzuar.

Pavarësisht kësaj, Berisha nuk i ka kursyer mesazhet nga protesta.

“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve.”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha…