Incident në protestën e opozitës në Shqipëri, qytetari godet me grusht Sali Berishën (video)

06 dhjetor 2022 | 12:37

Një qytetar ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha mesditën e sotme teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Qytetari e ka goditur Berishën me grusht në fytyrë. Kryedemokrati është gjakosur në fytyrë.

Situata aktualisht në protestë është e tensionuar, pasi mbështetës dhe simpatizantë të PD-së kanë dhunuar agresorin.

Nuk dihet ende identiteti i personit që sulmoi kreun e PD-së, shkruan “Euronews”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas mbërritjes së tij në…