Golfi i Kosovës pranohet ndërkombëtarisht

18 korrik 2019 | 10:24

Federata e Golfit e Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Golfit. Këtë lajm e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FGK-së, Lavdim Zylfiu.

“Presidenti i IPPA (International Pitch and Putt Association), Carlo Farioli, i cili në diskutim me Bordin e IPPA ka shqyrtuar kërkesën e Federatës së Golfit të Kosovës për t’u bërë anëtare në këtë organizatë dhe tani e tutje jemi anëtari më i ri i kësaj organizate sportive të lojës së golfit. Bordi i IPPA-s është i impresionuar me fondin e lojtarëve që ka në dispozicion Federata e Golfit e Kosovës dhe në mënyrë urgjente i është përgjigjur kërkesës sonë me konsideratën më të lartë”, ka thënë Zylfiu.

“Anëtarësimi në këtë organizatë hap dyert e pjesëmarrjes së golfistëve nga Kosova në garat të cilat i organizon IPPA në 28 shtete të botës, gjithashtu i hap rrugën Federatës sonë për t’u anëtarësuar në EGA (European Golf Association) si organizata më e lartë e golfit në botë, sepse me automatizëm do të bëhemi edhe anëtar në R&A”, ka shtuar ai.

Federata e Golfit e Kosovës aktualisht ka në dispozicion mbi 30 lojtarë të golfit, prej tyre katër lojtarë profesionalë dhe kjo e bën FGK-në si njërën prej federatave më të fuqishme në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Gofit ka njoftuar se në ditët e ardhshme do të zhvillohet një takim me ministrin e MKRS-së, Kujtim Gashi, për ta informuar hollësisht rreth objektivit të FGK-së.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira…