Goli i vitit vjen nga futbolli amerikan (Video)

23 qershor 2021 | 00:51

Në kampionatin amerikan të futbollit është shënuar një gol i rrallë.

Goli i jashtëzakonshëm u shënua mbrëmjen e së dielës në kampionatin amerikan të futbollit (MLS).

Dhe në fakt ky gol u shënua në minutën e 93-të të ndeshjes midis Atlanta Junajtid dhe Filadelfia, që ishte edhe goli i barazimit për miqtë nga mbrojtësi Jakob Glesnes.

Prej një distance të konsiderueshme, ai lëshoi një gjuajtje të fortë me të djathtën e tij.

Topi fillimisht u ndal në tranversë, aty ku u përplas plot 3 herë dhe më pas përfundoi në rrjetë.

Ky gol fantastik, mund të cilësohet si më i bukuri i sezonit në kampionatin amerikan të futbollit për këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joan Laporta po negocion prej kohësh me Leo Messin për…