“Google” e kalon “Apple” në rezervat financiare

07 gusht 2019 | 11:54

Kompania “Google” tejkalon “Apple”, pasi është tashmë kompania me rezerva më të mëdha financiare se kjo e fundit.

“Mountain View” llogariti 117 miliardë dollarë kundrejt 102 miliardë dollarëve të “Cupertino”, ka raportuar gazeta “Financial Times”.

 “Apple” mbajti skeptrin e mbretëreshës për një dekadë, por vitet e fundit ka ndjekur përpjekjet për të zvogëluar humbjet pas presionit të investitorit aktiv Carl Icahn.

Në fund të 2017, “Apple” kishte rezerva për 163 miliardë dollarësh./BW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, aktualisht zëvendësministër i Brendshëm,…