Gorani: BE-ja nuk po e tregon të vërtetën për vizat, ndërlidhet me dialogun me Serbinë

20 shtator 2021 | 16:08

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dukagjin Gorani, ka thënë se problemi kryesor rreth liberalizimit të vizave qëndron se Bashkimi Evropian nuk është duke treguar direkt se kjo çështje ndërlidhet me procesin dialogut me Serbinë.

“Kjo s’ka të bëjë më çështjen e emigrantëve apo azilit. Unë nuk kam problem që nuk do të ketë viza pa u zgjidhur problemi me Serbinë, por nuk kuptojë që kjo e vërtetë nuk po i tregohet Kosovës se çështja e vizave është e lidhur me çështjen e dialogut. Nëse kjo e vërtetë nuk thuhet direkt, çështja e dialogut do të prolongohet dhe kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë. Ne e dimë se Macroni i ka treguar krerëve që pa u zgjidhur çështja e dialogut ai nuk mund të bëjë asgjë. Në Kosovë besojnë se çështja e vizave nuk ka të bëjë me çështjet politike por me probleme tjera siç janë çështja e religjionit, korrupsionit etj. Kjo e vërtetë duhet të tregohet”, është shprehur Gorani në konferencën e organizuar nga “The Balkan Forum” me temën: “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)…