Gorbachevi: Bota në “rrezik kolosal” nga armët bërthamore

04 nëntor 2019 | 10:55

Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka paralajmëruarse mosmarrëveshjet aktuale midis Rusisë dhe Perëndimit e çojnë botën në “rrezik kolosal” për shkak të kërcënimit nga armët bërthamore.

Në një intervistë për “BBC”-në, Gorbachev, ka kërkuar nga të gjitha vendet që të deklarohen për shkatërrimin e armëve bërthamore, me qëllim “shpëtimin e vetes dhe të planetit”.

“Për aq kohë sa ekzistojnë armë të shkatërrimit në masë, në radhë të parë armë bërthamore, rreziku është kolosal”, ka Gorbachevi.

Intervista vjen tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit dhe në kohën e shqetësimeve në rrijtje për kthim në Luftën e Ftohtë.

I pyetur t’i përshkruajë tensionet aktuale midis Moskës dhe Perëndimit, Gorbachevi ka thënë: “Të ftohta dhe luftë”.

Frika për një garë të re me armë bërthamore është rritur prejse Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë tërhequr, muaj më parë, nga Traktati i Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Ky traktat, me të cilin janë shkatërruar koka të shumta bërthamore, është nënshkruar më 1987 nga Gorbachev dhe presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinxhiri i ushqimeve të shpejta, McDonald's, e ka shkarkuar nga…