Gosens: Nuk ia kërkova këtë herë fanellën Ronaldos

20 qershor 2021 | 11:43

Robin Gosens pranon që paraqitja e tij për Gjermaninë kundër Portugalisë ishte e paharrueshme, gjithashtu ka thënë se nuk e kërkoi këtë herë fanellën e Cristiano Ronaldos. Mbrojtësi i krahut të Atalantas shënoi dhe dhuroi dy asistime në fitoren 4-2 të Gjermanisë kundër Portugalisë.

“Nuk di nga të filloj. Ne e dinim se do të duhet të fitonim sot, sepse nëse do të humbnim këtu, atëherë do të bëhej vërtet e vështirë të kualifikoheshim. Ne u përpoqëm të japim gjithçka si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Jam i lumtur që fituam ndeshjen”, ka thënë Gosens.

Disa muaj më parë, Gosens e kishte pranuar se i kishte kërkuar Ronaldos të ndërronte fanellat pas ndeshjes midis Juventus dhe Atalanta, por Portugezi e kishte refuzuar, shkruan “Football Italia”.

“Unë nuk i kërkova atij fanellën e tij, pasi dua të shijoj fitoren këtë mbrëmje”, ka deklaruar Gosens.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç talentit në muzikë, Melinda Ademi, ka tërhequr vëmendjen e…