Grabitja në KEP, arrestohet njëri nga të dyshuarit

18 shkurt 2021 | 12:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa grabitje të ndodhura në rajonin e Prishtinës. I arrestuari dyshohet se është i përfshirë edhe në grabitjen e ndodhur më 8 shkurt në Bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, i cili bashkë me një tjetër kishin grabitur filialin e institucionit mikro-financiar të KEP-it, ku kishin marrë një shumë të konsiderueshme parash. “Më 17 shkurt lidhur me rastin njësiti policor ka arritur të arrestojë një të dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer disa grabitje në filialin e institucionit mikro-financiar. Të i dyshuari është konfiskuar një revole ‘Zoraki’, katër fishekë dhe disa rroba që dyshohet se janë përdorë gjatë grabitjeve”, thuhet në njoftimin e policisë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa policia është në kërkim edhe të personit tjetër të përfshirë në këtë grabitje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë planifikuar të zhvillohen ditën e sotme, 16 sfidat e…